Lajme
Gjenden të vdekur dy nga katër amerikanët e rrëmbyer në Meksikë
Demokracia
16:41 | 07 Mars 2023

Share:

Dy nga katër amerikanët e rrëmbyer me armë në Meksikë javën e kaluar kanë vdekur dhe dy janë ende gjallë, ka thënë një guvernator i shtetit meksikan.

Katër shtetas amerikanë u rrëmbyen nga njerëz të armatosur më 3 mars teksa po udhëtonin drejt qytetit Matamoros në shtetin verilindor të Tamaulipas, Meksikë përtej kufirit nga Teksasi.

Ata kishin udhëtuar për një operacion estetik, thanë të afërmit e tyre për mediat amerikane, raportoi BBC-ja të martën.

Zyrtarët amerikanë ende nuk i kanë konfirmuar vdekjet.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Meksikës konfirmoi se nga katër amerikanët, “dy prej tyre janë të vdekur, një person është plagosur dhe tjetri është gjallë”.

Si qeveria meksikane ashtu edhe ajo federale e SHBA-së kanë hetuar rrëmbimin e katër amerikanëve.

CBS News, raportoi se amerikanët ishin Latavia “Tay” McGee, Shaeed Woodard, Eric James Williams dhe Zindell Brown.

Të katër po udhëtonin përmes Matamoros – një qytet me 500,000 banorë që ndodhet direkt përtej kufirit nga qyteti i Brownsville në Teksas, me një furgon të bardhë me targa të Karolinës së Veriut kur persona të armatosur të paidentifikuar hapën zjarr në drejtim të tyre, ka deklaruar FBI-ja këtë javë.

Presidenti meksikan, Andrés Manuel López Obrador, e përshkroi incidentin si një “konfrontim midis grupeve të armatosura”.

 

Të ngjashme