Lajme
Gjenden eshtra të njeriut në Mitrovicë, njësiti për krime lufte nis hetimet
Demokracia
09:11 | 24 Shtator 2022
Ilustrim

Share:

Një person ka raportuar në Polici se derisa ishte duke hapur një varr ka hasur në eshtra që dyshohet të jenë të njeriut.

Në raportin e Polcisë së Kosovës thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti për krime lufte të cilët kanë marrë eshtrat e kufomës për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

GJETJE E ESHTRAVE/Fsh. Zabërxhë, Mitrovicë 23.09.2022 – 09:50. Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se derisa ishte duke hapur një varr ka hasur në eshtra që dyshohet të jenë të njeriut. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti për krime lufte të cilët kanë marrë eshtrat e kufomës për ekzaminim në IML”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia ka njoftuar më tej se rasti është duke u hetuar./Demokracia.com/

Të ngjashme