Lajme
Gjatë vitit 2022 Kosova u zhyt në krizë edhe të deficitit tregtar, të dhëna e importit janë shqetësuese
Demokracia
20:09 | 31 Dhjetor 2022

Share:

Kosova vazhdon të ketë hendekun e madh mes importit dhe eksportit.

Deficiti tregtar vetëm sa është thelluar sipas raportit të fundit nga Agjencia Statistikave të Kosovës (ASK).

Nëntori ka shënuar rritje të deficitit krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021, bazuar në të dhëna e ASK-së, që ka publikuar Statistikat e Tregtisë së Jashtme, shkruan Demokracia.com.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për (11.2%) në muajin nëntor 2022, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2021, gjegjësisht në vlerë prej 401.4 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 361.1 milionë euro sa ishte në periudhën e njëjtë të vitit 2021.

“Eksporti mbulon importin me 15.6%”, thuhet në raport.

Sipas raportit, vetëm eksporti i mallrave në muajin nëntor 2022 kishte vlerën e 73.9 milionë eurove, ndërsa importi 475,4 milionë euro, që është një rritje prej 4.6% për eksport dhe 10.1% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021.

Pjesën më të madhe të eksportit të mallrave përben nga metali.

“Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 21.9% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 18.1% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 15.9% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 9.9% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 5.2% e përbëjnë produktet minerale; 4.9% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike;  4.6% e përbëjnë produktet bimore, etj”, thekson raporti.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 18.4% e përbëjnë produktet minerale; 12.3% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 12.1% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10.1% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 7.4% e përbëjnë mjetet e transportit; 6.1% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 6.1% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, eksportet e Kosovës në vendet e Bashkimit Evropian (BE) kanë arritur vlerën e 25.5 milionë euro apo 34.5% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 32.3%.

Kurse, partnerët kryesorë të Kosovës për eksportin e mallrave në BE janë Gjermania (11.9%) , Italia (5.7%) dhe Holanda me (4.0%)

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 204.8 milionë euro apo (43.1%)

Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (11.5%), Italia (7.5%), Greqia (4.3%), Sllovenia (3.5%), etj.

Ndërsa, Kosova nga vendet e CEFTA-së, eksporton në Maqedoninë e Veriut me (12.7%), Shqipëria (10.6%), Serbia (6.5%)  dhe Mali i Zi me (4 .6% )

Kurse, në muajin nëntor importet e Kosovës kanë arritur vlerën e 86.4 milionë euro ose 18.2 % të importeve të përgjithshme.

Ndërkaq, eksportet e Kosovës  në vendet e tjera të botës kanë arritur vlerën në 22.1 milionë euro apo 30.0 % .

“Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: SHBA (12.5%), dhe Zvicra (9.8%)”, thuhet në raport.

Ndërsa, importet e Kosovës me vendet tjera të botës arritën në 184.0 milionë euro, ose 38.7%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (19.3%) dhe Kina (8.7%). /Demokracia.com/

Të ngjashme