Kuriozitete
Gjatë rinovimit të shtëpisë, brenda murit, çifti amerikan gjeti McDonald’s të viteve 1950 me patate të skuqura
Demokracia
16:07 | 30 Prill 2022

Share:

Një surprizë nga McDonald. Kjo është ajo që një çift i Illinois gjetën gjatë rinovimit të shtëpisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, më 16 prill, Rob dhe Gracie Jones po punonin në shtëpinë e tyre të vitit 1959 në Crystal Lake, që ndodhet rreth 80 kilometra në veriperëndim të Çikagos.

Dhe papritur, ata gjetën një qese McDonald’s disa dekadash pas një muri.

“Rob ishte në banjë duke zëvendësuar pajisjen e vjetër të letrës higjienike”, i tha Gracie CNN të mërkurën.

“Ndërsa nxori pajisjen, ai vuri re një diçka të mbështjellë brenda murit”.

Çifti nuk e kishte idenë se do të zbulonin ushqim të shpejtë që kishte qëndruar aty prej dekadash.

“Në atë pikë ne të dy po shikonim njëri-tjetrin duke pyetur veten nëse do të thërrisnim policinë sepse sapo zbuluam prova nga një skenë krimi!”, ka rrëfyer Gracie. “Ne ishim shumë të lehtësuar kur pamë se ishte një qese e vjetër e McDonald’s”.

Më pas ata e morën qesen në kuzhinën e tyre për ta hapur me kujdes.

Brenda gjetën dy mbështjellës hamburgeri dhe disa patate të skuqura gjysmë të ngrëna, të vjetra prej dekadash.

Të ngjashme