Lajme
Gjashtë vjet burg për shoferin e autobusit nga Kosova që shkaktoi tragjedinë në Kroaci
Demokracia
22:37 | 07 Mars 2022

Share:

Me gjashtë vjet burgim është dënuar shoferi i autobusit nga Kosova, që u aksidentua në Slavonski Brod të Kroacisë në korrik të vitit të shkuar, ku vdiqën 10 persona.

Vendimi është marrë nga gjykata e kësaj komune. Sipas mediumit kroat “24sata”, nuk do të ketë apelim ndaj vendimit.

Shoferi e ka pranuar fajin për aksidentin, transmeton Demokracia.com.

Aksidenti kishte ndodhur më 25 korrik të vitit të kaluar, ku autobusi me targa të Kosovës u aksidentua në autostradën A3.

Fillimisht ishte spekuluar se shoferin e kishte zënë gjumi në timon, por avokati i tij e pati mohuar këtë.

Shoferi i autobusit ishte marrë në pyetje dhe ishte mbajtur në paraburgim pas aksidentit. /Demokracia.com/

Të ngjashme