Lajme
Gjashtë raste të falsifikimit të parave janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë
Demokracia
09:55 | 27 Janar 2021
Foto Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve ka raportuar gjashtë raste të falsifikimit të parave.

Sipas policisë në Prishtinë është raportuar një kartëmonedhë 50 euro e falsifikuar nga një punonjës i një banke, shkruan Demokracia.com

Edhe në Lipjan, një punonjës i bankës ka raportuar 100 euro të falsifikuar. Po ashtu, edhe në Gjilan janë raportuar në polici 50 euro të falsifikuara nga një punonjës i bankës.

Në Prizren janë raportuar dy raste të falsifikimit të parave, një rast 500 euro dhe tjetri 50 euro, të raportuara nga punonjëset e bankave.

Të gjitha rastet kanë përfunduar me procedure të rregullt.

Ndërsa në Pejë, policia ka arrestuar dy të dyshuar për falsifikim të parave, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje

Raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës lidhur me këto raste:

FALSIFIKIM I PARASË

Rr. Ilir Konushevci, Prishtinë 26.01.2021 – 08:51. Ankuesi mashkull kosovar punonjës i një filiali të një banke ka raportuar se një kartëmonedhë prej 50 (pesë dhjetë) € dyshohet te jetë e falsifikuar. Njësitë relevante policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë sekuestruar kartëmonedhën.  Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Rr. Lidhja e Prizrenit, Lipjan 26.01.2021 – 11:25. Ankuesi mashkull  kosovar punonjës i një filiali të një banke ka raportuar se një kartëmonedhë prej 100 (një qind) € dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësitë relevante policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë sekuestruar kartëmonedhën.  Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

FALSIFIKIM I PARASË

Rr. Nënë Tereza, Gjilan 15.01.2021 – 11:56. Ankuesi mashkull  kosovar punonjës i një filiali të një banke ka raportuar se një kartëmonedhë prej 50 (pesë dhjetë) € dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësitë relevante policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë sekuestruar kartëmonedhën.  Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

FALSIFIKIM I PARASË

Rr. Blerim Shala, Prizren 26.01.2021 – 10:40. Ankuesja femër  kosovare punonjëse e një filiali të një banke ka raportuar se një kartëmonedhë prej 500 (pesë qind) € dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësitë relevante policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë sekuestruar kartëmonedhën.  Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Rr. Blerim Shala, Prizren 26.01.2021 – 10:40. Ankuesja femër  kosovare punonjëse e një filiali të një banke ka raportuar se një kartëmonedhë prej 50 (pesë dhjetë) € dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësitë relevante policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë sekuestruar kartëmonedhën.   Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

FALSIFIKIM I PARASË

Pejë 23.01.2021 – 14:20. Lidhur me rastin, njësia policore ka identifikuar dhe arrestuar edhe dy të dyshuar meshkuj  kosovarë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Demokracia.com

 

Të ngjashme