Lajme
Gjashtë milionë fëmijë jetojnë në kushte katastrofale në Siri
Demokracia
15:38 | 10 Mars 2021
Foto: Khalil Ashawi/ REUTERS

Share:

UNICEF-i në një raport të fundit që ka publikuar, ka bërë të ditur se gjashtë milionë fëmijë në Siri jetojnë në kushte të tmerrshme.

Lufta në Siri ka lënë pasoja të tmerrshme dhe shtresa më e goditur mbetën fëmijët.

“Prindërit nuk dinë si të ushqejnë djemtë dhe vajzat e tyre, shkollat janë në shënjestër – lufta në Siri godet veçanërisht fëmijët, gjashtë milion varen nga ndihma”, thuhet në një raport të UNICEF-it, raporton Demokracia.com.

Sipas UNICEF-it, dhjetë vjet pas fillimit të konfliktit sirian, gjendja e fëmijëve në vend është më e keqe se kurrë.

“Çdo ditë vajzat dhe djemtë privohen nga të drejtat e tyre elementare. Rreth 12 mijë fëmijë janë vrarë ose plagosur që nga fillimi i luftës. Vetëm vitin e kaluar, 511 vajza dhe djemë thuhet se u vranë dhe 699 fëmijë të tjerë u plagosën”, është thënë nga Fondi i Fëmijëve i Kombeve të Bashkuara.

Pavarësisht nga një rënie e dhunës, Kombet e Bashkuara kanë dokumentuar edhe 61 sulme ndaj shkollave dhe 29 sulme ndaj institucioneve shëndetësore në vitin 2020. /Demokracia.com/

Të ngjashme