Lajme
Gjakovë: Vëllai rrah motrën, intervistohet edhe nëna pasi dyshohet se i shkaktoi gërvishtje djalit
Demokracia
10:24 | 27 Gusht 2023

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij në Gjakovë.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, në cilësinë e të dyshuarës është intervistruar edhe nëna e tij, pasi dyshohet se i kishte shkaktuar lëndime të lehtë (gërvishtje).

“DHUNË NË FAMILJE/Gjakovë,26.08.2023-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës motrës së tij . Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me dëshirën e saj është kthyer në shtëpi. Lidhur me rastin në cilësinë e të dyshuarës është intervistuar edhe nëna e tyre pasi që te dyshuarit i kishte shkaktuar lëndime të lehta (gërvishtje). Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”.

Të ngjashme