Lajme
Gjakovë: Këputen mbajtëset e ashensorit, lëndohen dy persona – arrestohet mirëmbajtësi i objektit
Demokracia
15:06 | 08 Shtator 2023

Share:

Dy persona janë lënduar në Gjakovë derisa kishin qenë në një ashensor të një objekti banimi në rrugën “Xhevat Hoxha”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se lidhur me rastin është arrestuar një person.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se kabllot që mbajnë ashensorin janë këputur dhe për pasojë ashensori ka rënë, përderisa viktimat e rastit kanë qenë brenda”.

“Lidhur me rastin është arrestuar një person dhe me vendim të prokurorit të shtetit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor”, tha Elezaj.

Të ngjashme