Sport
Giroud largohet nga stërvitja e Milanit, nuk është i gatshëm për takimin me Venezian
Demokracia
18:27 | 21 Shtator 2021

Share:

Raportohet se Olivier Giroud u largua nga fusha stërvitore e Milanit para se stërvitja të përfundonte.

Sky Sport raporton se reprezentuesi francez nuk e ka marrë ende veten pas lëndimit që pësoi kundër Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, përcjell Demokracia.com.

Thuhet se francezi u largua nga Milanello ndërsa stërvitja e ekipit vazhdoi më tutje.

Kësisoj, Giroud nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit, Pioli për takimin e nesërm kundër Venezias.

Milani synon të kthehet nga barazimi i parë në edicionin 2021-22 kundër skuadrës së sapo promovuar në elitë. /Demokracia.com

 

Të ngjashme