Sport
Giroud dhe Mbappe kishin refuzuan fanellën e australianit
Demokracia
11:22 | 21 Dhjetor 2022

Share:

Përballja e parë në fazën e grupeve të Botërorit për Francën ishte ajo ndaj Australisë, me “Gjelat” që e kaluan me sukses provën teksa triumfuan me rezultatin 4-1.

Kylian Mbappe dhe Olivier Giroud ishin mes pritagonistëve duke shënuar përkatësisht një dhe dy gola, teksa një tjetër e shënoi Rabiot. Ashtu siç ndodh zakonisht në të tilla sfida, një nga lojtarët australianë, Jason Cummings tregon se si Mbappe, por edhe Giroud refuzuan të shkëmbenin fanellën me të.

“Pas ndeshjes me Francën, tentova të shkëmbej fanellën me Mbappe. Doja të kisha bluzën e lojtarit më të mirë, por ai më tha se do të takoheshim në dhomat e zhveshjes. Shkova aty, por takova vetëm personin që kujdesej për fanellat. I dhashë bluzën time dhe i kërkova të më sillte atë të Mbappe. Por, pas disa çastesh ai u kthye dhe më tha se Mbappe refuzoi.

Ndërsa po kthehesha te dhomat e zhveshjes së skuadrës sime, përballë meje erdhi Giroud. I fola në aglisht, i thashë se isha një fans i atij dhe se dëshiroja të shkëmbenim fanellat. Por, ai thjesht më kaloi pranë, nuk më foli dhe bëri sikur nuk kuptoi anglisht. Ai tipi ka luajtur për 10 vite në Premier League, thjesht kaloi aty dhe më injoroi”, u shpreh Cummings.

Të ngjashme