Sport
Giresse tregon pse nuk ftoi lojtarët kyç ndaj Armenisë dhe Ishujve Faroe
Demokracia
16:33 | 15 Nëntor 2022

Share:

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse ka folur në prag të dy ndeshjeve miqësore ndaj Armenisë dhe Ishujve Faroe në Prishtinë.

Tekniku francez është pyetur në konferencë se cila ka qenë arsyeja që ai nuk ka ftuar disa nga lojtarët kryesorë të Kosovës.

“Këto dy lojë jam i interesuar për lojtarët e rinj. Për ta është mundësi të tregojnë veten dhe pse jo që të ardhmen të jenë bazë të ekipit të Kosovës. Eksperienca nuk është e rëndësishme në këto lojë sa është e rëndësishme zbulimi i talentit dhe lojtarëve të rinj”, deklaroi Giresse në konferencë për media, raporton Demokracia.com.

Kosova përballet me Armeninë të mërkurën nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” tri ditë më vonë ndeshen edhe me Ishujt Faroe në ndeshjen tjetër kontrolluese dhe të fundit për muajin nëntor./Demokracia.com/

Të ngjashme