Sport
Giresse deklarohet pas debutimin me fitore të thellë te Kosova
Demokracia
20:14 | 24 Mars 2022

Share:

Kombëtarja e Kosovës e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2022 dhe njëherit epokën me trajnerin e ri, Alain Giresse.

“Dardanët” triumfuan thellë 5:0 kundër Kombëtares së Burkina Fasos në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Pas ndeshjes, trajneri i Kosovës, Alain Giresse u shpreh i lumtur me fillimin pozitiv te “Dardanët”.

“Gjithmonë i rëndësishëm është një fillim i tillë. Loja dhe golat e sotëm janë shumë me rëndësi. Po pikërisht, siç kam thënë që do të ia jap gjithë secilit shansin”, deklaroi fillimisht trajneri francez.

“Çka është me rëndësi është që secili futbollistë të tregojë cilësi në fushë. Pa dyshim një fitore shumë me rëndësi, e aq më tepër në Fadil Vokrri, prandaj një fitore shumë e rëndësishme këtu. Jam shumë I kënaqur, sidomos për Lumbardh Dellovën, i cili vjen nga liga e Kosovës”, tregoi ai.

“Duke shpresuar të motivojë edhe pjesën tjetër të futbollistëve që luajnë në Kosovë. Mirëpo, nuk do ta veçoja dikë, pasi secili ka dhënë kontributin e vet”, shtoi Giresse.

Kujtojmë se reprezentacioni i Kosovës pesë ditë më vonë do të vizitojë Zurichut për t’u ndeshur me Zvicrën në një tjetër takim kontrollues./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024