Sport
Gëzim i madh nga Kuka e Gjakova, momenti kur Nora fitoi duelin me japonezen për t’u plasuar në finale
Demokracia
11:11 | 26 Korrik 2021

Share:

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova i ka siguruar një tjetër medalje olimpike Kosovës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Xhudistja kosovare e ka mposhtur në gjysmëfinale xhudisten japoneze, Tsukasa Yoshida, shkruan Demokracia.com.

Ajo fitoi në kohën shtesë të duelit, ndërkaq me një lëvizje fantastike e përplasi në dysheme japonezen për ta fituar takimin.


Gjakova tani është në garë për medaljen e artë ose të argjendtë.

Nora në finale do të ketë punë me xhudisten nga Franca, Sarah Cysique. /Demokracia.com

Të ngjashme