Lajme
Gërvallës iu deshën shtatë orë të reagonte për mbajtjen e referendumit serb
Demokracia
22:14 | 14 Janar 2022

Share:

Reagimi i kryediplomates Donika Gërvalla-Schwarz për çështjen e mbajtjes së referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës është i fundit prej udhëheqësve institucionalë dhe partiakë.

Në profilin e saj, Gërvalla ka shpërndarë deklaratën e përbashkët të institucioneve të Kosovës, e cila është lëshuar shtatë orë më parë, fillimisht nga presidentja Vjosa Osmani.

Në këtë reagim të përbashkët, institucionet e konsiderojnë mbajtjen e referendumit të Serbisë për ndryshimet gjyqësore në hapësirën territoriale të Kosovës antikushtetuese dhe cenuese për sovranitetin e vendit.

“Për më tepër, një akt i tillë është shkelje e integritetit territorial nga ana e Serbisë në raport me shtetin e pavarur e sovran të Kosovës. Institucionet i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që në raport me Kosovën të aplikohen standarde të njëjta sikurse me çdo shtet tjetër…”, thuhet mes tjerash në postim.

Të ngjashme