Lajme
Gërvalla shkarkoi drejtorë me pretendimin që s’dinin gjuhë të huaja, por i emëroi të privilegjuarit e saj që po ua paguan kursin elementar
Demokracia
16:38 | 12 Prill 2023

Share:

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz, ka thënë se mosnjohja e gjuhëve të huaja ka qenë arsyeja për shkarkimin e disa drejtorëve të departamenteve në MPJD dhe transferimin e tyre në institucione të tjera, mes tyre edhe diplomatë të karrierës.

Gërvalla-Schwarz po rezulton se ka mashtruar me arsyetimin se i kishte larguar disa diplomatë me pretendimin se nuk dinin gjuhë të huaj, pasi që tani në vend të tyre sërish ka caktuar zyrtarë që po ua paguan edhe kursin bazik për gjuhë angleze, shkruan Demokracia.com.

“Kemi pasur shumë probleme. Që nga drejtorët të cilët kanë qenë në krye të departamenteve të MPJD-së, një pjesë e konsiderueshme e tyre nuk kanë përmbushur as kushtet ligjore për të qenë drejtor i një departamenti. Kushti që më së shpeshti e kemi hasur që është shkelur se një drejtor në kuadër të një departamenti në kuadër të MPJD-së, duhet të flas një gjuhë të huaj. Ka qenë hendek dhe hendikep shumë i madh. Prandaj jam detyruar që të liroj nga detyra disa nga drejtorët të cilët janë akomoduar, transferuar në institucione të tjera në nivel horizonatal dhe këtë nuk e bënë MPJD dhe këtë e bënë MPBA”, ka thënë Gërvalla para anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës.

Deklarata e Gërvallës për këtë çështje mund ta dëgjoni nga minuta 31:48′:

Demokracia.com ka raportuar sot se MPJD i ka privilegjuar disa diplomatë për t’ua mësuar njohuritë bazike në gjuhën angleze. Udhëheqësit e departamenteve në MPJD, kryesisht staf i ish-Ministrisë së Diasporës, po kryejnë kurse për ta mësuar “Present Perfect” (koha e tashme e kryer) dhe “Past Simple” (e kryera e thjeshtë).

Demokracia.com ka siguruar disa shkëmbime e-mailesh, ku diplomatët e privilegjuar figurojnë të jenë Ragip Zejnullahu, udhëheqës i Departamentit për Shërbime të Përgjithshme, Besim Berisha, udhëheqës i Divizionit për Planifikim të Politikave, Hamdi Berbatovci, zyrtar në MPJD, Vigan Berisha, zyrtar përgjegjës për sinjalizim, etj.

Përveç “Present Perfect” dhe “Past Simple”, diplomatët e privilegjuar po sfidohen edhe me “Present Simple (të tashmen) dhe “Present Continuous” (e tashmja e vazhduar). /Demokracia.com/

DOKUMENTE| Diplomatët e privilegjuar të Gërvallës, mbajnë kurse për ta mësuar anglishten bazike

SKANDALOZE: MPJD dhe MPB e heqin “qafesh” kryesindikalistin e anëtarëve të shërbimit të jashtëm, e çojnë në Ministrinë e Shëndetësisë

 

Të ngjashme