Lajme
DOKUMENTE| Diplomatët e privilegjuar të Gërvallës, mbajnë kurse për ta mësuar anglishten bazike
Demokracia
10:20 | 12 Prill 2023

Share:

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i ka privilegjuar disa diplomatë për t’ua mësuar njohuritë bazike në gjuhën angleze. Udhëheqësit e departamenteve me nam në MPJD, kryesisht staf i ish-Ministrisë së Diasporës, po kryejnë kurse për ta mësuar “Present Perfect” (koha e tashme e kryer)  dhe “Past Simple” (e kryera e thjeshtë).

Demokracia.com ka siguruar disa shkëmbime e-mailesh, ku diplomatët e privilegjuar figurojnë të jenë Ragip Zejnullahu, udhëheqës i Departamentit për Shërbime të Përgjithshme, Besim Berisha, udhëheqës i Divizionit për Planifikim të Politikave, Hamdi Berbatovci, zyrtar në MPJD, Vigan Berisha, zyrtar përgjegjës për sinjalizim, Elbasane Berisha-Kryeziu, zyrtare në MPJD, etj.

Përveç “Present Perfect” dhe “Past Simple”, diplomatët e privilegjuar po sfidohen edhe me “Present Simple (të tashmen) dhe “Present Continuous” (e tashmja e vazhduar).

 

 

 

 

Në këta e-maile po ashtu figurojnë linqe për parapërgatitje përpara “testit final” për njohuri bazike në gjuhën angleze.

Demokracia.com nuk ka arritur të mësojë sa po paguajnë diplomatët në fjalë për t’i mësuar kohët bazike të anglishtes nëpërmjet kursit. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme