Lajme
Gërvalla niset për Malmo nën arsyetimin për diskutim me aktivistë| Gazetari në Suedi tregon se do ta vizitojë nënën e saj
Demokracia
11:11 | 20 Mars 2022

Share:

Një ftesë për takim me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe zëvendësministren Liza Gashi u është dërguar sot disa aktivistëve në Suedi. Megjithatë, gazetari që vepron në Suedi, Astrit Gashi thotë se ajo e ka zgjedhur këtë vend pasi atje jeton nëna e saj.

Sipas ftesës, të cilën gazetari e ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, Gërvalla do të bashkëbisedojë me aktivistë nga ora 11:00 deri në orën 13:00, përcjell Demokracia.com.

Sidoqoftë, ai thotë se kryediplomatja ka zgjedhur këtë qytet suedez pasi nëna e saj jeton atje dhe do ta shfrytëzojë këtë udhëtim për vizitë.

“Ndoshta Donika ka ardhur më saktë në vizitë te nëna e saj që jeton në këtë qytet. Sepse Stockholm është mbi 600 kilometra dhe atje nuk ka aktivistë ndoshta. Një udhe e dy punë… me pa nënën dhe me mbyllë Qendrën Kulturore që ka mbetur pa zot shtëpie”, ka shkruar gazetari në një postim në Facebook.

Gashi tutje ka shtuar se me këtë vizitë, mund të mbyllet edhe Qendra Kulturore, që sipas tij ka mbetur pa “Zot shtëpie”, përcjell Demokracia.com.

Vlen të përmendet se vizitat e Gërvalles nëpër vende të ndryshme, nën postin e kryediplomates, janë thuajse të parëndësishme.

Përgjatë gjithë vitit sa ka shërbyer si ministre, ajo ka dështuar t’i sigurojë vendit njohje nga shtete të tjera, derisa huqjet që i bën në rrjete sociale ndodhin tepër shpesh./Demokracia.com/

FOTO| Ditë e re – huqje e re

Të ngjashme