ShowBiz
Georgina Rodriuguez postoi pamje duke u relaksuar në shtëpi me fëmijët para intervistës shpërthyese të Cristiano Ronaldos
Demokracia
11:34 | 15 Nëntor 2022

Share:

Georgina Rodriguez ka shijuar një të diel të qetë disa orë përpara se të publikoheshin pjesë nga intervista shpërthyese e Cristiano Ronaldos.

Spanjollja nuk tregoi asnjë shenjë se i dashuri i saj do të hidhte një ose dy ‘bomba’ ndërsa ajo pushonte në shtëpi me fëmijët e saj.

Ronaldo zbuloi se ishte i pakënaqur që po trajtohej si një “dele e zezë” në Manchester United, ndërsa kritikoi mungesën e progresit të klubit që nga largimi i Sir Alex Ferguson.

Foto: Georgina Rodriguez/Instagram

Por mendja e Georgina ishte diku tjetër teksa kalonte kohë me familjen e saj në shtëpinë e çiftit në Cheshire.

Fillimisht ajo u pa për dore me dy vajzat e saj në një veshje të thjeshtë dhe komode për daljen.

28-vjeçarja më pas u filmua duke vrapuar në palestrën e shtëpisë e veshur në tuta sportive teksa fëmijët e saj luanin.

Foto: Georgina Rodriguez/Instagram

Binjakët Mateo dhe Eva, pesë vjeç, u panë duke vozitur me makina lodrash nën drejtimin e Cristiano Jr , 12 vjeç.

Georgina e ndau videon në Instagram së bashku me mbishkrimin: “e diela dembel”.

Foto: Georgina Rodriguez/Instagram

Influencuesja tregoi gjithashtu se vazhdoi jetën normale këtë mëngjes duke dërguar në shkollë Evën dhe motrën e saj Alana Martina, 4 vjeç.

Ronaldo theu heshtjen e tij në një intervistë me kolumnistin e SunSport, Piers Morgan.

Foto: Getty Images

Dhe ai nuk u përmbajt ndërsa kritikoi klubin për mungesën e progresit që ka bërë brenda dhe jashtë fushës gjatë dekadës së fundit.

Drejtuesit e United do të takohen për të vendosur se si t’i përgjigjen Ronaldos, e ardhmja e të cilit duket se është larg Old Trafford.

Foto: Cristiano Ronaldo dhe Piers Morgan

Ata thuhet se do të përpiqen të përcaktojnë se çfarë masash duhet të ndërmerren kundër pesë herë fituesit të Topit të Artë, i cili u suspendua për refuzimin për të luajtur kundër Tottenhamit muajin e kaluar.

Thuhet se United është thellësisht i frustruar me Ronaldon për regjistrimin e intervistës publike, e cila do të shfaqet në TalkTV këtë javë.

Të ngjashme