ShowBiz
Georgina duket mahnitëse përkrah Cristiano Ronaldos, ndërsa çifti shihen bashkë me fëmijët në një kinema në Riad
Demokracia
15:12 | 17 Gusht 2023

Share:

Georgina Rodriguez u shfaq plot stil ndërsa shijoi një ditë familjare jashtë.

Pasi u zhvendos në Arabinë Saudite pas transferimit të Cristiano Ronaldos te Al-Nassr, Georgina është kujdesur që të argëtojë familjen.

Dhe në Riad, e gjithë familja e ylli të futbollit së fundmi shijuan bashkë një ditë në kinema. Më pas ata e përfunduan udhëtimin me disa blerje.

Georgina veshi një bluzë të bardhë pa sytjena dhe xhinse për daljen, duke e kompletuar pamjen me një orë ari dhe bizhuteri.

Në faqen e saj në Instagram, ajo tregoi një video të familjes në shfaqje. Më pas ajo ndau foto të kohës së tyre në qendrën tregtare.

Familja kishte çdo arsye për të festuar gjithashtu, duke qenë se Ronaldo kishte ngritur trofeun e tij të parë me Al-Nassr të shtunën, pasi shënoi dy herë në finalen e Kupës së Kampionëve të Klubeve Arabe.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio)

Më 18 prill 2022, Georgina lindi binjakë, por çifti njoftoi se fatkeqësisht njëri nga dy foshnjat vdiq pak pasi ajo lindi.

Ndërsa tre fëmijët e tjerët të portugezit kanë lindur nga nëna surrogate.

Të ngjashme