Sport
Georgina dhe Ronaldo me pushime, prezantojnë me krenari familjen e zgjeruar
Demokracia
14:59 | 15 Qershor 2022

Share:

Familja “Ronaldo” është larguar me pushime përpara se 37-vjeçari të përgatitet për një sezon tjetër te Manchester United. Në një foto të adhurueshme familjare, Georgina dhe Ronaldo pozuan me krenari përkrah fëmijëve Cristiano Jr, 11 vjeç, Eva dhe Matteo 5 vjeç, Alana Martina 4 vjeçe dhe Bella, dy muajshe.

Familja prej shtatë anëtarësh hipi në një avion privat për të fluturuar larg në pushimet verore. Në një postim në Instagram, Georgina pozoi duke mbajtur në gji Bella, fëmijën e fundit të “klanit Ronaldo”.

Motra e Ronaldos, Elma, ka komentuar në fotot e ëmbla familjare: “Dashuritë e mia”. Fansat, ndërkohë vërshuan komentet me zemra (emoji) dashurie dhe mesazhe mbështetjeje. Njëri shkroi: “Familje e bukur”. Një tjetër shtoi: “Sa bukur”! Ronaldo më pas postoi një foto në llogarinë e tij në Instagram, kur familja arriti në destinacionin e saj. Duke postuar një foto të familjes që po drekonte së bashku, Ronaldo shkroi: “Pushime me dashuri”.

Ronaldo kishte qenë në kombëtare deri në fillim të kësaj jave, përpara se të përfundonte një sezon të gjatë. Ai mbeti jashtë humbjes 1-0 kundër Zvicrës të dielën, e cila e pa shokun e skuadrës së “Djajve të Kuq”, Bruno Fernandes, duke bërtitur “f*** you” ndaj stolit zviceran.

CR7 tani është nisur për disa ditë pushimesh të mira përpara se t’iu rikthehet përgatitjeve në fazën parasezonale.

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024