Lajme
Gazetari Seferi: Në takimin Chollet – Vuçiq u bisedua për Kosovën dhe marrëdhëniet Serbi – Rusi
Demokracia
07:17 | 13 Janar 2023

Share:

Këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet gjatë takimit me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë biseduar për Kosovën.

Kështu ka bërë të ditur, gazetari Idro Seferi, i cili ka thënë se në këtë takim është biseduar edhe për marrëdhëniet në mes të Serbisë dhe Rusisë.

“Ne takimin e tij ka folur për dy çështje, e para Kosova dhe e dyta marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë, përkatësisht që Serbia të rreshtohet ndaj shteteve që kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë”.

“Pyetjet kryesore në konferencën e tij për shtyp kanë qenë rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Chollet ka thënë se ka ardhur këtu ta stimulojë dialogun, dhe se ShBA-ja është këtu që ta mbështet dialogun”.- ka thënë Seferi në Klan Kosova.

Të ngjashme