Lajme
Gazetari i njohur serb:  Sanksionet ndaj Vulinit janë mesazh për Vuçiqin që ta njohë Kosovën sa më shpejt
Demokracia
17:47 | 18 Korrik 2023

Share:

Kryeredaktori i gazetës “Nova” ka treguar se çfarë qëndron pas sanksioneve amerikane ndaj Aleksandar Vulinit, shefit të Sherbimit Informativ serb (BIA).

Gazetari Ranko Pivljanin theksoi se sanksionet ndaj Vulinit janë një lloj presioni, transmeton Demokracia.com.

“Sanksionet ndaj zotit Vulin janë një lloj presioni, një lloj mesazhi që nuk do të luajmë më, se koha që i mbetet për të përfunduar disa gjëra është shkurtuar dhe kështu bëhet. Çështja nuk do të qetësohet dhe u tërhoq prapa dhe gjithçka do të falet”, tha Pivljanin.

Ai ka shtuar se sanksionet amerikane ndaj Vulinit janë mesazh i qartë për presidentit serb, Aleksandar Vuçiq që sa më shpejt ta njoh Kosovën. /Demokracia.com/

Të ngjashme