Lajme
Gazetari i famshëm gjeorgjian që ishte burgosur politikisht mbështet Klan Kosovën: Vendimi i qeverisë mizor
Demokracia
13:15 | 01 Gusht 2023

Share:

Politikani e gazetari i famshëm gjeorgjian Nika Gvaramia i ka dhënë mbështetje Klan Kosovës pas protestës së djeshme të gazetarëve në Prishtinë.

Gvaramia e ka shpërndarë një postim me pamje nga protesta të znj. Flutura Kusari, juriste e medias, dhe duke u shprehur se vendimi i qeverisë për mbylljen e Klan Kosovës është “krejtësisht i papranueshëm dhe mizor!”

Ai shkroi edhe se i jep “mbështetje lirisë së shprehjes për popullin e Kosovës, median dhe shoqërinë civile!”

Të ngjashme