Sport
Gazetares i vidhet kuleta dhe dokumentet gjatë raportimit në Katar, dalin pamjet
Demokracia
15:28 | 20 Nëntor 2022

Share:

Ka pasur shumë akuza dhe kritika për nivelin e sigurisë në prag të fillimit të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Derisa po raportonte direkt në TV nga Katari, një gazetares argjentinase i është vodhur kuleta me para si dhe dokumente të rëndësishme.

Këtë incident, ajo e ka bërë me dije në rrjetet sociale.

“Sapo më vodhën portofolin kur bënim transmetimin live. Policia më dërgoi këtu për të bërë kallëzim. Dokumentet dhe kartat janë ato që më shqetësojnë më shumë, jo pjesa tjetër. Pra, do të shohim se çfarë do të ndodhë. Përvojat që ju nuk prisni t’i jetoni, ju i jetoni ato”, ka thënë gazetarja Metzger.

Ky incident do të krijojë dyshime të mëtejshme për kompetencën e sigurisë së vendit./Demokracia.com/

Të ngjashme