Lajme
Gashi: Komunat, ende me probleme në ofrimin e shërbimeve për qytetarë
Demokracia
21:59 | 08 Prill 2022

Share:

Gjatë prezantimit të raportit të performancës së komunave për vitin 2020, Drejtori i Departamentit për Performancë dhe Transparencë komunale Diellor Gashi nënvizoi problemet e shumta të komunave në ushtrimin e kompetencave të tyre vetanake dhe arritjes së standardeve të qeverisjes së mirë.

“Përkundër të arriturave, komunat ballafaqohen me probleme në fushën e zhvillimit ekonomik lokal, përkatësisht planifikimit të pronës, hartimit të dokumenteve strategjike në këtë fushë, pastaj në tregues të arsimit parauniversitar, problemeve në infrastrukturën rrugore e cila mbetet e pakompletuar, përqindje të ulët në fushën e kanalizimit, transportit publik lokal, nënpërfaqësim të grave në pozita udhëheqëse, por edhe fusha të tjera të qeverisjes”, theksoi Gashi.

Megjithëse vërehet progres në trajtimin e lëndëve në procedurë administrative, Gashi shtoi se duhet të vlerësohen dhe vihen në funksion metoda alternative për trajtimin e kërkesave të qytetarëve, duke shfrytëzuar opsione të tjera përmes qeverisjes elektronike, për të reduktuar numrin e rasteve të cilat mund të përfundojnë me heshtje administrative, apo të tilla që mund të procesohen në konflikt administrativ.

Të ngjashme