Lajme
Gashi kërkon votën pozitive për Kosovën në Asamble: Duhet të jeni në anën e duhur të historisë
Demokracia
19:37 | 16 Prill 2024

Share:

Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës rreth orës 17:30, ka filluar diskutimi lidhur me raportin për anëtarësimin ose jo të Kosovës në këtë organizatë. Shumica e deputetëve që kanë marrë fjalën, e kanë mbështetur anëtarësimin e Kosovës. Serbia kundërshton anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Arben Gashi, deputet kosovar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kërkoi nga parlamentarët votë pozitive për Kosovën, “për të qenë në anën e duhur të historisë”.

“Për shumë gjatë, njerëzit tanë kanë vuajtur dhimbjen e padrejtësisë. Por, sot qëndrojmë para jush si të barabartë, të gatshëm për të marrë vendin tonë në komunitetin e shteteve” tha ai.

Në fund, pritet edhe votimi i raportit.

Dora Bakoyannis, e cila edhe e ka përpiluar këtë raport, tha se gjatë punës së saj, asnjë “gur nuk ka mbetur pa u lëkundur” në përgatitjen e raportit dhe tha se është konfirmuar se, pavarësisht disa mangësive, Kosova është demokraci funksionale duke i bërë thirrje Këshillit të Ministrave të ftojë Kosovën të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

Të ngjashme