Lajme
Garë e fortë mes Macron dhe Le Pen| Votuesit francezë përgatiten të votojnë në zgjedhjet presidenciale
Demokracia
14:52 | 09 Prill 2022

Share:

Votuesit francezë po përgatiten të votojnë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të dielën.

Sondazhet e fundit kanë treguar një rënie të dukshme në avantazhin e presidentit, Emmanuel Macron ndaj sfidueses së tij kryesore, kandidates së ekstremit të djathtë Marine Le Pen, shkruan BBC, transmeton Demokracia.com.

Fushata tani ka përfunduar dhe pjesëmarrja e votuesve pritet të jetë më e ulët se në zgjedhjet e mëparshme në Francë.

Edhe pse gara është lënë në hije nga lufta në Ukrainë, një çështje kyçe për shumë votues është kostoja e jetesës.

Macron dhe Le Pen janë favoritët kryesorë, por ka 10 kandidatë të tjerë që konkurrojnë për të arritur në rundin e dytë, më 24 prill.

Një muaj më parë, Le Pen ishte pas Macronit me 10 pikë, dhe po luftonte për një vend në rundin e dytë kundër tij.

Tani ajo shihet si favoritja për ta sfiduar për presidencën pas rundit të parë. Nëse ajo arrin të kalojë në balotazhin e 24 prillit, sondazhet sugjerojnë për herë të parë se një fitore e Le Pen është brenda kufirit të gabimit.

Vlerësimet e sondazhit të Macron u rritën fillimisht nga përpjekjet e tij diplomatike gjatë ditëve të para të pushtimit rus të Ukrainës, por votuesit mbeten shumë të shqetësuar nga rritja e faturave në Francë.

Le Pen ka punuar shumë për të zbutur imazhin e saj vitet e fundit dhe për ta paraqitur veten si të afërt, të moderuar dhe të përshtatshme për postin më të lartë.

Programi i saj ka paraqitur një mesazh të qëndrueshëm kundër imigracionit, kundër BE-së që ka rezonuar me votuesit e pakënaqur, thotë korrespondenti i BBC, transmeton Demokracia.com.

Macron tani po propozon punësim të plotë brenda pesë viteve, duke ulur taksat për familjet dhe bizneset, dhe duke paguar programin e tij duke rritur gradualisht moshën e pensionit nga 62 në 65 – megjithëse rritja e moshës së pensionit është e papëlqyeshme me votuesit që tashmë përballen me një krizë jetese.

Analistët parashikojnë që pjesëmarrja në votime do të jetë aq e ulët sa do të tejkalohet norma rekord e abstenimit prej 22.2 për qind e vendosur në 2017.

“Ne kemi përjetuar një fushatë të çuditshme që ishte në kundërshtim me atë që përjetuam në zgjedhjet e kaluara presidenciale,” tha Frederic Dabi, drejtor i institutit të sondazheve Ifop, për agjencinë e lajmeve AFP./Demokracia.com/

Të ngjashme