Lajme
Garat e paligjshme, gjeli vret pronarin në Indi
Demokracia
17:18 | 27 Shkurt 2021

Share:

Një burrë në Indi është vrarë aksidentalisht nga gjeli i tij.

Një gjel të cilit pronari i tij ia kishte lidhur një teh të gjatë tre inç në këmbë, gjatë garave të paligjshme shkaktoi aksidentalisht vdekjen e burrit të quajtur Satish shkruajnë mediat e huaja, transmeton Demokracia.com

Satish ishte dërguar me urgjencë në spital menjëherë pas incidentit, por ai kishte vdekur gjatë rrugës.

Sipas policisë së Gollapallit të Indisë gjeli është marrë dhe do të vazhdojë të mbahet nën kujdesin e policisë sepse do të shërbejë si provë në gjykatë.

Zyrtari policor i Gollapalli, B Jeevan tha se ata që organizuan dhe morën pjesë në luftën e gjelave do të jenë përgjegjës për vdekjen e Satishit pasi sipas tyre kishte neglizhencë nga ana e pjesëmarrësve./Demokracia.com/

Të ngjashme