Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se duke parë se si pushteti po i mbron shkeljet, që Musliu thotë se po i kryejnë zyrtarët e pushtetit, partia e saj, shoqëria civile dhe mediat duhet t’i kërkojnë falje ish-deputetit Adem Grabovci.
Të martën, deputetja e Vetëvendosjes, Jetmira Vrenezi, u dënua me tre vjet burgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare, sa ishte zyrtare në Inspektoratin e Prizrenit. Akterë të pushtetit i dolën në mbrojtje duke akuzuar gjykatën për shkelje.