Sport
Gabime të tilla vështirë të shihen në Bundesligë: Kjo është gafa qesharake e portierit të Freiburgut
Demokracia
13:34 | 13 Gusht 2022

Share:

Një gafë qesharake u regjistrua në sfidën e vlefshme për javën e dytë të Bundesligës gjermane mes Freiburgut dhe Borusias së Dortmundit, duel ky që përfundoi me rezultatin 1-3 në favor të verdhezinjve.

Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 35-të, teksa goli i barazimit do të vinte në minutën e 77-të nga ana e 18-vjeçarit, Gitens.

Një goditje tërësisht pa pretendime prej tij do të përfundonte në rrjetë nga gafa e portierit të Freiburgit, i cili as vetë nuk iu besoi syve duke vendosur duart në kokë.

Ky moment i gafës së gardianit Fleken është duke bërë xhiron e rrjeteve sociale. /Demokracia.com

https://twitter.com/i/status/1558185440154378242

Të ngjashme