Sport
“Fytyra” e mediave të Vuçiqit: S’e përmendin se dikur trajner i Prishtinës ishte Blazeviq, trajneri kroat që vdiq të mërkurën
Demokracia
19:55 | 08 Shkurt 2023

Share:

Miroslav Blazeviq, ish-trajneri legjendar kroat vdiq të mërkurën në mëngjes në moshën 87-vjeçare pas një sëmundje të rëndë dhe të gjatë në Zagreb.

Blazeviq një pjesë të karrierës së tij të bujshme e kaloi edhe në kryeqytetin e Kosovës, në kohën kur drejtonte gjeneratën e artë të Prishtinës, shkruan Demokracia.com.

Miroslav Blazeviq, i njohur ndryshe si Qiro, kishte “timonin” e gjeneratës së artë të Prishtinës gjatë edicionit 1984/85 në ish-ligën federative të ish-Jugosllavisë. Qiro vazhdimisht kishte shprehur simpatinë e tij për Kosovën, teksa periudhën e kaluar te Prishtina e vlerësonte si të veçantë për shkak të dashurisë së madhe që i ofruan futbollistët, drejtuesit dhe tifozët e klubit.

E gjithë kohën e mirë që Qiro kaloi sa ishte pjesë e Prishtinës janë tentuar ta injorojnë mediat në Beograd të cilat mbështesin hapur presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Mediumet si “Telegraf.rs” dhe “Kurir.rs” gjatë raportimeve të tyre për vdekjen e Blazeviq, në mënyrë aspak profesionale, nuk e kanë përmendur në artikujt e tyre se trajneri i ndjerë dikur ishte pjesë e Prishtinës.

Gazeta nacionaliste serbe “Kurir” përmendi klubet ku Blazeviq ka bërë karrierë, por nuk përmenden askund faktin se ai kishte “timonin” e klubit më të trofeshëm të futbollit kosovar.

“Më pas ai luajti për klubet e Zagrebit Dinamo dhe Lokomotiva, nga ku u transferua në Sarajevë, ku luajti deri në vitin 1958. Tri vitet e ardhshme luajti në ekipin e Rijekës dhe më pas ishte anëtar i Sionit zviceran. Suksesin më të madh në karrierë e arriti me Dinamon e Zagrebit në vitin 1982, kur doli kampion i Jugosllavisë, si dhe me ekipin kroat, me të cilin fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Francës në vitin 1998”, thuhet ndër tjerash në artikullin e Kurir, transmeton Demokracia.com.

Veprim thuajse krejtësisht të njëjtë në lidhje me këtë çështje kishte shkruar edhe Telegraf.rs.

“Blazheviq në përzgjedhjen e “Veçernji list” është shpallur “Trajneri i Shekullit”, ndërsa më së shumti do të mbahet mend për faktin se në vitin 1982, pas 24 vitesh agjërim, i solli Dinamos titullin kampion të Jugosllavisë. Gjithashtu, në vitin 1998, ai udhëhoqi Kroacinë në vendin e tretë në WC në Francë”, thuhet në artikullin e kësaj gazete.

Ndërkohë, për vdekjen e Blazeviq ka reaguar edhe Federata e Futbollit e Kosovës dhe FC Prishtina, si dhe një pjesë e personaliteteve të njohura në futbollin tonë./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024