Sport
Futbollisti i Bundesligës shkëlqen në turneun e pokerit
Demokracia
13:19 | 18 Qershor 2022

Share:

Mund të ishte duke shijuar pushimet në plazhe ekzotike apo vende luksoze si pjesa më e madhe e kolegëve të tij futbollistë.

Por jo, Max Kruse ka zgjedhur një tjetër formë të argëtimit edhe pse të jesh pjesë e një kampionati të pokerit kërkon impenjim maksimal dhe nerva të forta.

Futbollisti i Wolfsburg në Bundesliga, gjendet në La Vegas aty ku konkurrentë nga e gjithë bota po marrin pjesë në një turne pokeri të quajtur “World Series of Poker”.

Deri më tani, sulmuesi që e mbylli sezonin 15 gola në të gjithë kompeticionet, ka bërë shumë mirë dhe ka arkëtuar deri në 3760 dollarë. Kjo nuk është hera e parë që 34-vjeçari shkon në një kompeticion të tillë, ndërsa synimi i tij është të dalë fitimtar ndërsa në vitin 2014 regjistroi arritjen më të madhe duke u renditur i treti edhe pse në garë kishte lojtarë profesionistë. /Demokracia.com

Të ngjashme