Sport
Futbollisti “eskalon” në zhveshtore, kapet me cigare në festën e kualifikimit në Kupën e Botës pas 36 vjetësh
Demokracia
11:41 | 28 Mars 2022

Share:

Kombëtarja kanadeze e futbollit u kualifikua në Botërorin e Katarit (21 nëntor – 18 dhjetor), ku do të luajë për herë të parë pas 36 vjetësh.

Gjegjësisht, kanadezët mposhtën Xhamajkën me 4:0 dhe kështu konfirmuan vendin e parë në zonën kualifikuese CONCACAF para përfundimit të raundit, pasuar me një festë të madhe, përcjell Demokracia.com.

Kështu është publikuar video nga dhoma e zhveshjes së Kanadasë, ku futbollistët, mes tyre edhe Milan Borjan, festojnë me muzikë hip-hop.

Portieri kanadez u kap nga kamerat duke konsumuar cigare gjatë festës.

Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale. /Demokracia.com/

Të ngjashme