Sport
Futbollisti argjentinas që goditi gjyqtarin gjatë ndeshjes, gjendet i vdekur disa ditë më vonë
Demokracia
10:35 | 20 Korrik 2023

Share:

Futbollisti argjentinas Alexander Williams Tapon është gjetur i vdekur me një plagë me armë zjarri në kokë pranë qytetit të Sarandit. Pak ditë më parë, futbollisti i ndjerë ka rrahur brutalisht gjyqtarin gjatë një ndeshjeje të ligës amatore në Argjentinë.

Në videon që u bë virale, Tapon shihet duke u sulmuar gjyqtarin pasi i dha një karton të kuq shokut të tij të skuadrës. Ai e ka goditur dy herë me grusht në kokë dhe gjyqtari ka rënë në tokë, ku pastaj e ka goditur edhe me shkelm.

Gjyqtari përfundoi në spital dhe tha se Tapon i kërkoi falje. Një ditë më vonë, ai u gjet i vdekur me një plagë me armë zjarri në kokë. Policia atje ende nuk e ka konfirmuar nëse bëhet fjalë për një vrasje apo një vetëvrasje, por me shumë gjasë futbollisti ka bërë vetëvrasje.

Vdekjen e futbollistit e ka konfirmuar edhe motra e tij, e cila e ka dorëzuar pistoletën në polici.

 

Të ngjashme