Futbollistët e Vushtrrisë, skuadrës që garon në Ligën e Parë të Kosovës, kanë pranuar Policat e Sigurimit nga FFK-ja.
I pari i shtëpisë së futbollit të Kosovës, Agim Ademi i ka ndarë Policat e Sigurimit për futbollistët e Vushtrrisë, shkruan Demokracia.com.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi u shpreh i kënaqur me arritjen e kësaj marrëveshje me kompaninë Sigal me të cilën përfitojnë klubet dhe vetë futbollistët.
Të gjithë në FC Vushtrria e falenderuan presidentin Agim Ademin dhe FFK-në për realizimin e projektit./Demokracia.com/