Sport
Futbollistët e klubit shqiptar motivohen me këngë për Adem Jasharin gjatë përgatitjeve për stinorin e ri
Demokracia
16:41 | 01 Shkurt 2023

Share:

Futbollistët e Shkupit e kanë kënduar një këngë të veçantë në përgatitjet që po i zhvillojnë në Antalya të Turqisë.

Në fakt, ekipi shqiptar nga kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, në një video të publikuar nga “Indeks TV”, shihet duke e kënduar këngën “Mora Fjalë” nga Shkurte Fejza, që i kushtohet komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

“Shvercerat” njihen me këngët e tyre patriotike shqiptare, të cilat i këndojnë kudo që shkojnë, ndërsa nuk iu mungon as flamuri kombëtar dhe parulla kombëtare.

Shkupi synon të dalë përsëri në garat evropiane pas një sezoni të suksesshëm në ligën maqedonase.

Të ngjashme