Sport
Futbollistët e Dukagjinit lanë “shpirtin” në fushë ndaj Prishtinës, katër nga ta vrapuan mbi 11 kilometra
Demokracia
15:46 | 10 Tetor 2022

Share:

Dukagjini regjistroi fitoren e dytë radhazi në Superligën e Kosovës në futboll, duke triumfuar ndaj Prishtinës. “Hithat” fituan 0:1 në stadiumin “Fadil Vokrri” me golin e Iljasa Zulfiut në minutën e 17-të të takimit, raporton Demokracia.com.

Për ta mposhtur Prishtinën në kryeqytet, futbollistët e Dukagjinit lanë “zemrën” dhe “shpirtin” në fushë. Shumë prej futbollistëve shënuan rekord për brenda ekipit klinas për nga vrapimi në fushë.

Demokracia.com siguruar disa të statistikat në lidhje me vrapimin e futbollistëve të Dukagjinit që u aktivizuan në këtë përballje.

I jashtëzakonshëm është fakti se katër futbollistë vrapuan secilin mbi 11 kilometra në sfidën e fituar.

Futbollisti që vrapoi më së shumti nga lojtarët “gjelbërebardhë” ishte mbrojtësi i krahut, Arbër Shala që ka regjistruar 11.6 kilometra, bazuar në sistemin e katapultave të dhuruara nga FFK-ja një vit më parë.

Lojtarët e tjerë në listë me më së shumti vrap janë Oto John (11.09) km), kapiteni Altin Merlaku (11.1 km) dhe Dior Zabërgja (11.5 km).

Skuadra e udhëhequr tash e disa edicione nga kryetrajneri Armend Dallku kanë tetë pikë në pozitën e tetë.

Dukagjini xhiron e radhës ka sërish punë të vështirë në Klinë, pasi përballet me Dritën./Demokracia.com/

Të ngjashme