Sport
Futbolli në Marok përfshihet nga dhuna masive në stadium: 160 persona të arrestuar, plagosen mbi 100 policë
Demokracia
14:45 | 14 Mars 2022

Share:

Pas Meksikës është përfshirë edhe Maroku nga dhuna mes tifozëve. FAR Rabat  u mposht 0-2 nga Maghreb Fez në duelin për një biletë për në raundin e 1/8-ve në Kupën e Marokut.

Ultrasit kryeqytetas, të zemëruar nga humbja dhe eliminimi i ekipit të tyre të zemrës, kanë zbritur në fushë duke kanë nisur të sulmojnë sektorin e tifozëve miq.

Sherr i dhunshëm është regjistruar mes dy tifozerive, teksa nuk ka munguar as përplasja me forcat policore, që kanë arrestuar 160 tifozë, nga të cilët 90 janë minoren.

Kaos i madh dhe skena horror në stadiumin “Moulay-Abdellah”, aty ku nuk kanë munguar thikat dhe goditjet me gurë. Ndërkohë, nga aktet e dhunës janë plagosur 103 policë dhe 57 tifozë.

Në Marok ka pak që është lejuar rikthimi i tifozëve bë stadium, pasi në dy vitet e fundit ndeshjet janë luajtur me dyer të mbyllura për shkak të pandemisë./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024