Sport
Futbollisti shqiptar po ndiqet me vëmendja nga Interi
Demokracia
17:14 | 13 Maj 2022

Share:

Kristian Asllani tashmë është kthyer në një lojtarë të preferuar për disa skuadra, të cilat kërkojnë shërbimet e 20-vjeçarit shqiptar.

Paraqitjet e Asllanit me skuadrën e Empolit kanë bërë që veçanërisht Interi të këmbëngulë për ta transferiaur mesfushorin e kombëtares në “San Siro” gjatë mërkatës së verës.

Këtë e konfirmoi edhe trajneri i Empolit, Aurelio Andreazzoli, i cili në në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Salernitanan, kishte edhe një mesazh për 21-vjeçarin kuqezi.

“Djali duhet të fuqizohet më tej dhe të jetë më i qartë, duhet t’i japim kohë. Të gjithë këta djem si Asllani duhet të piqen, duhet të kesh durim për t’i pjekur. Ka kualitete të mëdha dhe mund të luajë kudo, por dihet se mesfusha do kualitet fizik, teknik dhe moral, ka shumë probleme në të. Është duke u parë nga shumë klube të mëdha, veçanërisht po ndiqet me shumë vëmendje nga Inter”, deklaroi Andreazzoli. /Demokracia.com

Të ngjashme