OpEd
Fusnota, back door – kapixhik/prollaz për pjesëmrrjen e Kosovës në nisma rajaonale dhe organizata ndërkombëtare
Demokracia
18:10 | 19 Prill 2024

Share:

Shkruan: Albert Prenkaj

Për politikajt dhe diplomatët me përvojë, tema e pranimit apo mos pranimit të fusnotës është pa asnjë vlerë në aspektin pragmatic.

Pyetja retorike e cila ngrtiet mbi këtë debat është: Fusnota ofron mundësi pjesëmarrjeje ndërkombëtare të Kosovës, apo rrefuzimi i fusnotës ruan atë nga trajtimi i tipit të surrogatit?
Fusnota si e tillë është pranuar si e tillë në 24 shkurt të vitit 2012, me Marrëveshjen për përfaqësim rajonal, marrëveshje njëmbdhjet (11) pikëshe e cila rregullon pjesëmarrjen e Kosovës në nismat rajonale. Fusnota e negociuaar në mes të përfaqësuesëve të Ksoovës dhe Serbisë me lehtësimin e përfaqësuesit të BE-së Cooper, e cila përbëhet nga Rezoluta e OKB-se 1244 dhe GJND (Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë), nuk paragjykon statusin final të Kosovës. Pra fusnota si e tillë e mbanë pezull statusin e Kosovës, nuk paragjykon statusin final të saj.

Megjithate, shiquar nga aspekti pragmatik, me këtë marrëveshje Kosova fiton të drejtën të përfaqësohet pa pjesëmarrjen e UNMIK-ut, sic ka qenë e përfaqësuar deri me pranimin e marrëveshjes së lartëpërmendur dhe vendosjen e fusnotës. Me këtë Kosova anëtarësohet në Këshillin për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Traktati i Komunitetit të Transportit (TCT), Komuniteti i Energjisë (EnC), Iniciativa Rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjatë (MARRI), Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Jug-Lindore (SEECP), Nisma Brdo-Briuni etj. Në ndërkohë, në vitin 2014 u krijua Procesi i Berlinit si një platformë për bashkëpunim të nivelit të lartë midis përfaqësuesve të lartë të 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor (ËB6), në përbërëje: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovina, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi, nën tutoriatin e vendevev të BE-së: fillimisht Gjermania, Austria, Franca, Italia, Britania e Madhe (në atë kohë Britania e Madhe ishte në process të Brexit), vendet pritëse të Procesit të Berlinit. Vlenë të përmedet se në Procesin e Berlinit Kosova nuk përfaqësohet me fusnotë, por me simbolet shtetërore si vendet tjera pjesëmrrëse në këtë nismë. Mirpo duhet vënë në pah se produktet e Procesit të Berlinit, si: Bashkëpunimi Rajonal i të Rinjëve (RYCO), Ballkani Perëndimorë 6 (ËB6), Fondi i Ballkanit Perëndimorë (ËBF) trajtohen me fusnotën e Marrëveshjes për Përfaqësim Rajonal.

Ajo që është me rëndësi në rrugëtimin e Kosovës në procesin e integrimit në BE është se , Kosovfunsonta hapi rrugë nënshkrimin e marrëveshjes së parë kontraktuale. Bëhte fjalë për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Evropian, nënshkruar më 27 tetor 2015, që shënon hapin e parë konkret të Kosovës drejt Bashkimit Evropian. Edhepse kjo marrëveshje me vet faktin, dallon nga marrëveshjet e BE-së me vendet tjera.
Në rrugëtimin e saj në procesin e anëtarësimit në KiE, në vitin 2014 Kosova është anëtarësuar në Komisionin e Venecias, njërin prej institucioneve të rëndësishme të Këshillit të Europës, një vit pas anëtarësimit në Banka Evriopiane për Rikonstukcion dhe Zhvillim (EBRD) duke e dërguar në dy numrin e institucioneve të KiE-së që Kosova anëtarësohet brenda një viti. Si në Komisionin e Venencias, ashtu në EBRD, Kosova nuk referohet me fusnotë.

Mirëpo ajo që ndryshon nga përfaqësimi i Kosovës në nismat rajonale është se në dokumentet e KiE, dhe në ëeb faqen e kësaj organizate, fusnota e trajton Kosovën vetëm me rezolutën 1244, pa prejudikuar statusin final, dhe nuk e përfshinë pjesën e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sic rregullohet në Marrëveshjen për Përfaqësim Rajonal (shkurt 2012), që ka shërbyer si model për nismat dhe organizatat tjera.
Po sjellë për lexuesin pikën 3.3 të Deklaratës së Bukureshtit të Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Jug-Lindore (SEECP-së, viti 2014), atëherë kur Kosova ftohet të jetë pjesëmarrëse e barabartë e kësaj nisme rajonale: Në lidhje me kërkesën e Kosovës për të ju bashkangjitur SEECP-së, marrë parasyshë angazhimin për të fuqizuar pronësinë rajonale dhe gjithpërfshirjen, dhe duke pranuar marrëveshjet historike të arritura në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE, vecanërisht Marrëveshja e Parë mbi parimet që rregullon normalizimin e marrëdhënieve dhe marrëveshjet në lidhje me përfaqësimin dhe bashkëpunimin, ne mirëpresim pjesëmarrjen e Kosovës në aktivitetet e SEECP-së gjatë viteve të kaluara dhe kemi vendosur të ftojmë Kosovën të merr pjesë në baza permanente në aktivitetet dhe takimet e SEECP-së, në të gjitha nivelet dhe me kushte të barazisë.

Po i rikthehem edhe njëherë trajtimit të Ksoovës në KiE.

Siç e theksova më lartë, kjo organizatë falë ndërhyerjes së Rusisë, e trajton Kosovën me fusnotën me Rezolutën 1244, pa e përmendur GJND-në.
Opinionist në Kosovë pretendojnë se në momentin kur Kosova do të anëtarësohet në KiE, do të trajtohet edhe nga vendet mosnjohëse si shtet, duke e bazuar idenë tek nenet e vecanta të Raportit të Bakoianis. I referohen nenit 14 të raportit, nen i cili referohet rendit dhe ligjit dhe në mënyrë specifike (paragrafi 14.1.4) fokusohet tek legjislacioni në fushën e cila është plotësisht në përputhje me Planin Ahtisaari, duke përfshirë mbrojtjen e pronave të Kishës Ortodokse Serbe…Neni 14 në përgjithësi flet për përgjegjësitë institucionale të Kosovës duke mos anashkaluar prezencën e KFOR-it dhe EULEX-it. Kz nen poashtu rregullon aspektin e marrëdhënieve ndërkombëtare duke u fokusuar në dialogun me Serbinë: të vazhdojë të angazhohet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të respektojë angazhimet dhe detyrimet e ndërmarra; përpjekje të sinqerta në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë; të zgjidhen mosmarrëveshjet ndërkombëtare në mënyrë paqësore dhe nxisin marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në rajon. Poashtu neni 15 e trajton Kosovën si subjekt ndërkombëtarë duke e ftuar të funksionoi conform marrëveshjeve, protokoleve dhe konventave, mu ashtu sic janë trajtuar shtetet tjera aspiruese/anëtare të KiE-së.

Edhepse neni 14 dhe 15, e trajtonë subjektin e trajtimit në margjina të shtetit, vet fusnota si e tillë do të shkaktoj telashe, mu ashtu sic ka ndodhur në nismat rajonale në të cilat Serbia, apo kohë pas kohe shtetet tjera të rajonit: Bosnja dhe Hercegovina, Rumania, ndonjëherë Greqia, apo edhe ato të Evropës që e kanë njohur Kosovën, si në rastin e Italisë dhe Hungarisë, mund të shkaktojnë probleme procedural, sado teknike të jenë në dukje, ato kanë konotacion politik.

Debati zgjerohet me dilemën: Është e pranueshme që Kosova të anëtarësohet në BE me fusonotë, apo të jetë vëzhguese në OKB me fusnotë, të anëtarlsohet në INTERPOL dhe UNESCO me fusnotë?

Të ngjashme