Lajme
Fushë-Kosova mbulohet me “çebet” e Kurtit, shumë lagje që 9 orë pa energji elektrike
Demokracia
20:56 | 27 Prill 2022

Share:

Një pjesë e komunës së Fushë-Kosovës ka mbetur pa rrymë që nga ora 13:00 e ditës së sotme.

Adriatik Gashi, banor në rrugën “Rexhep Mala” në Fushë Kosovë, ka thënë për Demokracia.com se nga mesdita nuk kanë rrymë dhe nuk i dinë ende as arsyet pse nuk kanë apo nëse ka pasur ndonjë prishje.

Për të marrë informacione nga KEDS-i, Demokracia.com e ka kontaktuar edhe zëdhënësin e kësaj kompanie Viktor Buzhalën, por i njëjti veç i ka marrë informacionet rreth vendit ku nuk ka energji elektrike dhe më nuk ka kthyer fare përgjigje.

Përveç rrugës “Rexhep Mala”, ndalje të shpeshta të energjisë elektrike kanë pasur edhe shumë lagje të tjera në Fushë Kosovë. /Demokracia.com/

Të ngjashme