Lajme
“Fushatën e Kurtit në Berlin e ka ndalur Qeveria e Gjermanisë”
Demokracia
11:43 | 20 Prill 2024

Share:

Analisti Artan Behrami ka bërë me dije se Gjermania nuk e ka lejuar kryeministrin Albin Kurti të marrë pjesë në tubimin e mbrëmshme zgjedhor të VLEN-it, i cili është mbajtur në Berlin.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se fushatën e Kurtit për subjektin politik nga Maqedonia e Veriut, e ka ndalur Qeveria e Gjermanisë.

Ai ka vlerësuar se kryeministri Kurti ka krijuar një precedent të rrezikshme.

“Paska budallë edhe andej. Fushatën e kryeministrit Kurti në Berlin e ka ndaluar Qeveria e Gjermanisë! Përndryshe, meqë ky takllagjyni jonë e ka kriju një precedent të ri, është mirë që Ali Ahmeti me ardhë natë e ditë me lobu në Kosovë (për të cilën ka luftuar) kundër Albin Kurtit!”, ka shkruar Behrami.

Të ngjashme