Lajme
Fundosja e anijes, Sullivan: Rusia pësoi goditje të rëndë
Demokracia
00:05 | 15 Prill 2022

Share:

Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jake Sullivan duke folur për fundosjen e luftanijes ruse “Moskva”, ka thënë se saga e kësaj ngjarjeje ka shpalosur një goditje të rëndë ndaj Rusisë.

Ndonëse disa zyrtarë amerikanë kanë thënë se është ende e paqartë se çfarë ka ndodhur vërtet me anijen, Sullivan ka thënë se Rusia ka rënë në një pozicion të vështirë, ku është detyruar të pranojë ose paaftësinë ose që është gjendur nën një sulm, transmeton Express.

“Dhe asnjëra prej tyre nuk është një tregim i mirë për Rusinë”, ka thënë Sullivan, raporton The Guardian.

Rusia thotë se një zjarr shpërtheu në anije, duke shkaktuar shpërthimin e municioneve në bord. Në anën tjetër, Ukraina thotë se goditi anijen me raketa dhe më vonë tha se është fundosur si pasojë e sulmeve.

Të ngjashme