Sport
Fundjavë hendbolli në qytetin e hendbollit
Demokracia
11:28 | 12 Maj 2022

Share:

Me turneun final të Kupës përfundon edicioni 2021/2022 i garave në hendbollin kosovar te seniorët. Turneu final i Kupës së Republikës së Kosovës zhvillohet në qytetin e hendbollit – Ferizaj.

Pritet një mbyllje spektakolare e edicionit garues, ndërsa edhe interesimi i shikuesve pritet të jetë i madh. Udhëtimin në Ferizaj e kanë paralajmëruar adhurues të hendbollit nga qytete të ndryshme të vendit tonë.

Të shtunën janë ndeshjet gjysmëfinale në të dy konkurrencat. Fillimisht prej orës 14:00 e 16:00 takohen skuadrat e hendbollisteve. Terminet prej orës 18:00 dhe 20:00 janë të rezervuar për hendbollistët.

Të gjitha tetë skuadrat kanë pretendime për t’u paraqitur në finalet që zhvillohen të dielën prej orës 17:30 dhe prej orës 20:00.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen në palestrën “Bill Clinton”, ndërsa hendbolli i bukur dhe ndeshjet dramatike e me rivalitet nuk do të mungojnë.

Organizatori i turneut final të Kupës është në përmbyllje të përgatitjeve dhe të shtunën çdo gjë pritet të jetë gati për spektakël hendbolli./Demokracia.com/

Të ngjashme