Lajme
Fundjava vranët dhe me temperatura deri në minus 8
Demokracia
08:08 | 13 Janar 2024

Share:

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se në Kosovë fundjava do të jetë me mot të vranët dhe ftohtë.

IHK njofton se për të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.

Të dielën parashihet të mbajë mot afërsisht i ngjashëm.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Të ngjashme