Sport
Fundi i një epoke: Ronaldo dhe Messi për herë të parë që nga viti 2006 nuk janë në Top 10-shen e “Topit të Artë”
Demokracia
18:48 | 17 Tetor 2022

Share:

Epoka e dy yjeve të futbollit, Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos po shkon drejt fundit.

Dyshja që ka shkruar historinë e futbollit botëror nuk do të jenë në Top 10 futbollistët e nominuar për “Topin e Artë” 2022, shkruan Demokracia.com.

Kjo do të jetë hera e parë që nga viti 2006 që asnjëri nga dy futbollistët nuk do të përfshihet në këtë listë.

Cristiano Ronaldo, futbollisti i Manchester United është në pozitën e 20-të në listën e “Topit të Artë”.

Ceremonia e “Topit të Artë” do të mbahet sonte në Paris me fillim nga ora 20:30.

Favoriti kryesor për ta fituar çmimin e madh është sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema./Demokracia.com/

Të ngjashme