Lajme
FSSHK kërkon nga partitë politike të respektojnë ligjin anti-COVID-19
Demokracia
12:26 | 01 Shkurt 2021

Share:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), ka bërë apel të partitë politike që gjatë fushatës zgjedhore të respektojnë ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

FSSHK-ja përmes një komunikate ka kërkuar nga partitë politike që të zbatojnë rekomandimet dhe respektojnë masat kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimet për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike, shkruan Demokracia.com

“Nesër fillon zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme me 14 Shkurt 2021, andaj sot Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës përmes kësaj Komunikate apelon tek të gjitha subjektet politike garuese në zgjedhje që të zbatojnë rekomandimet dhe respektojnë masat kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimet për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike”, thuhet në komunikatën e FSSHK-së.

Më tutje Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës shton se zbatimi i masave anti-COVID-19 është i domosdoshëm dhe i detyrueshëm, çdo veprim tjetër në kundërshtim me Ligjin anti-COVID-19, mbeten përgjegjësi e liderëve të këtyre subjekteve.

Komunikata e plotë pa ndërhyrje:

Nesër fillon zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme me 14 Shkurt 2021, andaj sot Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës përmes kësaj Komunikate apelon tek të gjitha subjektet politike garuese në zgjedhje që të zbatojnë rekomandimet dhe respektojnë masat kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimet për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike.

Zbatimi i masave anti COVID-19 është i domosdoshëm dhe i detyrueshëm, çdo veprim tjetër në kundërshtim me Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimeve në fuqi për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19 mbeten përgjegjësi e liderëve të këtyre subjekteve, kurse në anën tjetër bëhet barrë e institucioneve shëndetësore gjegjësisht punëtorëve shëndetësor të cilët po i bëjnë një vit duke u marr intenzivisht me trajtimin e qytetarëve të infektuar me COVID-19.

Mos respektimi i masave nënkupton rritjen e numrit të infektuarve si pasojë edhe rritjen e numrit të vdekjeve, mos u bëni shkaktar të kësaj të keqeje sepse populli do ju ndëshkoj, të gjithëve pa përjashtim.

Andaj edhe njëherë FSSHK kërkon nga subjektet politike që në tubimet e tyre për shpalosje të programeve ta kenë prioritet marrjen e masave për prandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19./Demokracia.com

Të ngjashme