Sport
FSHF uron FFK-në: Historia e futbollit të Kosovës e përbashkët me historinë e futbollit evropian
Demokracia
13:27 | 03 Maj 2022

Share:

Kosova sot po e feston 6-vjetorin e pranimit në UFA.

Saktësisht me 3 maj të vitit 2016 në Budapest të Hungarisë, Kosova theu izolimin duke u pranuar në instancën më të madhe të futbollit evropian, çka i parapriu pastaj edhe pranimit në FIFA.

Federata e Futbollit e Shqipërisë e ka uruar atë të Kosovës duke e cilësuar se futbolli kosovar po ecë më hapa të mëdhenj drejt majave evropiane të futbollit.

“Federata Shqiptare e Futbollit uron ?? Federatën e Futbollit të Kosovës për anëtarësimin e saj në UEFA që prej datës 3 maj të vitit 2016.

Sot shënohen 6 vite ndër të cilat historia e futbollit në Kosovë është e përbashkët me historinë e futbollit evropian.

Suksese të mëtejshme❗️”, ka shkruar FSHF. /Demokracia.com

Të ngjashme