Lajme
Frika e Kurtit për një luftë të re, Hovenier: Qindra ushtarë amerikanë e mijëra trupa të NATO-s janë garanci e rëndësishme e sigurisë
Demokracia
20:58 | 12 Tetor 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk lë rast pa folur për rrezikun për një luftë të re ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

E për paralajmërimet e vazhdueshme të Kurtit për luftë ka folur, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Hovenier ka thënë se qindra ushtarë amerikanë dhe mijëra trupa të NATO’, janë një garanci e rëndësishme për sigurinë e Kosovës.

Ai ka thënë se vet fakt se në Kosovë është një mision i NATO-s sugjeron se ka nevojë për mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare për të ndihmuar në mbajtjen e sigurisë dhe stabilitetit.

“Por, do të them se fakti se në Kosovë është një mision domethënës i NATO-s, me qindra ushtarë amerikanë dhe mijëra trupa të NATO-s, është një garanci e rëndësishme e sigurisë për Kosovën. jithmonë ka rrezik, por mendojmë se ky rrezik po menaxhohet tash për tash dhe mendojmë se prania e NATO-s dhe puna jonë për të ndihmuar në zbutjen e tensioneve ka qenë e rëndësishme për ta arritur pikërisht këtë.”, ka thënë ai në emisionin “Contex” të ATV-së, përcjell Demokracia.com.

Të ngjashme